E pa gjithë bota! Monologu tronditës i gazetares palestinese Rula Jebreal: Mami vrau veten… Dikur i quante italianët ‘racistë’, dy arsyet e që ata s’e donin në prezantuese në Sanremo!

Pas polemikave për pjesëmarrjen e Rula Jebreal në festivalin e Sanremo-s, pati një kundërshtim nga italianët për të mos e bërë pjesë të këtij festivali të madh. Rai i mbylli dyert gazetares me origjinë palestineze, i cila për The Guardian i kishte quajtur italianët “racist”.

Jo në Sanremo për Rula Jebreal, ishte një përgjigje e prerë duke hedhur poshtë propozimin e dirigjentit Amadeus, i cili kishte kërkuar të përfshinte në listën e prezantueseve të festivalit të këngës italiane edhe gazetaren, Rula Jebreal.

Vendimi do të ishte marrë në vazhdën e polemikës që shpërtheu në mediat sociale. Ndër të parët që ngritën disa dyshime në lidhje me pjesëmarrjen e Jebreal në ngjarjen muzikore, disa javë më parë, ishte drejtori Giampaolo Rossi. Figura e tij është e njohur për pozicionet e tij “radikale, pro-islamiste dhe hapur anti-izraelite”.

Pjesmarrja e Rula Jebreal ishte sipas Rossi-t e gabuar, dhe rrezikonte ta shndërronte festivalin në një forum të mundshëm politik me njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me muzikën dhe argëtimin.

Dy arsyet pse pati polemika për pjesmarrjen e Rula Jebreal në Sanremo:

Amadeus u përgjigj menjëherë pas këtyre polemikave: “Nuk do të jetë një ndërhyrje politike, ata që vijnë në Sanremo nuk do të bëjnë politikë”. Por, edhe pas deklaratës së dirigjentit, një pjesë e italianëve ishin të bindur për mospjesmarrjen e saj dhe kërkonin një bojkot të ngjarjes. Rula Jebreal në një artikull të Britanikëve The Guardian e përkufizoi Italinë si një “vend fashist” të populluar nga “racistët”.

Rula Jebreal gjithashtu ishte në qendër të polemikave edhe për një foto që qarkulloi gjatë në medie, ku ajo shfaqej përkrah producentit Harvey Weinstein, e vitit 2010. Harvey Weinstein është akuzuar gjatë për abuzimin dhe dhunën seksuale ndaj grave.

Pas polemikave të nxitura nga pjesëmarrja e mundshme e prezantueses italo-palestineze, drejtuesit e Rai-t njoftuan se ata do të ishin në gjendje të merrnin në skenë, por “vetëm për një fjalim mbi dhunën e grave”. Por fjalimi që ai do të bëjë, shkruan Gian Paolo Serino në blogun e Nicola Porro, duket së paku kontradiktor. Gjithashtu për shkak se producenti i Hollivudit është në gjyq këto ditë për përdhunim dhe dhunë me aktorët kryesorë të filmave të tij.

Gazetarja Rula Jebreal dhe Harvey Weinstein.

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja dhe analistja Rula Jebreal mori pjesë në festivalin Sanremo, duke plotësuar kështu dhe kriteret e televizionit Rai, për të mbajtur një monolog për dhunën ndaj grave.

Në një intervistë për Vanity Fair, gazetarja me origjinë palestineze, rrëfeu dhe episodin e dhimbshëm të vetvrasjes të së ëmës, si pasojë e dhunës në familje.

Nga monologu kundër dhunës ndaj grave, i cili e shfaq atë në skenën Sanremo 2020, deri te tregimi dramatik i dhunës që pësoi nëna e saj, e cila kreu vetëvrasje kur ishte akoma fëmijë, ishin temat kryesore që u trajtuan gjatë intervistës për prestigjozen Vanity Fair.

Shkrimtarja, gazetarja, profesore e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Miami, 46-vjeçarja italo-izraelite Rula Jebreal aktualisht jeton midis New York dhe Florida. Rula Jebreal tregoi historinë e Izraelit mes së djeshmes dhe të sotshmës në gazetën prestigjioze amerikane, duke bërë zëdhënësen e gjendjes së grave në vendet ku abuzimi dhe dhuna janë kryer me vite dhe ku, shpesh, krimet mbeten të injoruara dhe të pandëshkuara.

“Unë flas për fakte që njoh tani. Shtë një betejë që duhet të luftohet edhe nga njerëzit. Për mua është thelbësore, të mos luftosh do të thotë që asgjë nuk ka ndryshuar pasi nëna ime kreu vetëvrasje. Dhe ia kam borxh vajzës sime, “- tha ajo në intervistën për Vanity Fair.

Sanremo 2020 ka startuar mbrëmjen e djeshme, dhe pritet të zgjasë për katër net me radhë. Në datën gjashtë shkurt, natën e tretë të festivalit të këngës italiane, e pranishme për të prezantuar do të jetë dhe gazetarja shqiptare, Alketa Vejsiu.  Burimi: Vanity Fair, il Giornale.it

/dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne