E pazakontë/ Vret burrin dhe i hedh acid të dashurit në fytyrë për t’a zevendësuar me burrin e vrarë

Një burrë dhe një grua që kishin marrëdhënie jashtë martese në Indi janë akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të gruas në fjalë.

Çifti i të dashuruarve kanë menduar që të vrasin bashkëshortin në mënyrë që jetonin bashkë,por pa e marrë vesh asnjë. Plani i tyre ishte që I dashuri i gruas të kryente një operacion plastik në fytyrë pasi do të kishte pasur një sulm të supozuar me acid ,që të shpërfytyrohej dhe njerëzit e burrit të vrarë të mendonin se ishte biri i tyre ,por që pas operacionit pamja e jashtme do t’i ndryshonte.

Gjithçka dukej se po shkonte sipas planit,pasi prindërit e burrit e besuan historinë e sulmit me acid dhe paguan faturat e spitalit.Por ishte vëllai i burrit I cili dyshoi për komplot kur vizitoi spitalin.

Ai bëri një ankesë në polici dhe pasi u kryen testet e gishtërinjve u gjet mospërputhje në gjurmë.

Vëllai i bashkëshortit ka ngritur akuzat për vrasje ndaj çiftit të dashuruar.

Gruaja, Swati Reddy, është arrestuar. Policia tha për BBC Telugu se ata gjithashtu do të arrestojnë edhe të dashurin, Rajesh Ajjakolu, pasi ai të trajtohet për djegiet në  fytyrë dhe të dalë nga spitali.

Ndërsa burri, Sudhakar Reddy,mendohet të jetë vrarë natën e 26 Nëntorit, ndersa trupi i tij është hedhur dhe është ende i pagjetur.

Policia ka deklaruar se gruaja ka rrëfyer se çifti e ka vrarë burrin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne