E rëndë në Lezhë, plagos me armë zjarri shokun nga pakujdesia

Një i ri në Lezhë i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes, pasi është qëlluar me pistoletë nga shoku i tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Ishull Shëngjin, teksa O. K., 21 vjeç ka plagosur nga pakujdesia me pistoletë shokun e tij Gj.F, 18 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut.

‘’Më datë 06. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit O. K., vjeç 21, banues në Lezhë, sepse dyshohet se më datë 05. 09. 2018, rreth orës 19:40, në Ishull-Shëngjin në Lezhë, ka plagosur me armë zjarri nga pakujdesia shtetasin Gj. F., vjeç 18, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 91 dhe 278/1 të Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne