Shqiperia

E rëndë në Librazhd, i riu hidhet nga kati i 5-të i një pallati, niset me urgjencë drejt Traumës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një i ri është hedhur nga ballkoni i katit të pestë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Agjensia” në qytetin e Librazhdit. 24-vjeçari me inicialet J.S., ka rënë mbi një shkurre dekorative para pallatit.

Zhurma e tmerrshme dhe ulërimat e tij kanë shokuar banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja. I ri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që pasi ka marrë ndihmën e parë është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja si dhe arsyet që e shtynë të riun të ndërmerrte këtë akt të rëndë./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA