Shqiperia

E rëndë në Shkodër/ Turisti polak rrëzohet nga maja e Arapit, dëmton këmbët

Një turist polak është rrëzuar nga maja e Arapit në Shkodër, duke pësuar dëmtime në të dyja këmbët.

Turisti ra nga një lartësi e konsiderueshme teksa mësohet se ka thyer këmbët. Njoftimin për ngjarjen e kanë bërë vetë banorët e zonës.

Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 18:30 ndërkohë që janë lajmëraar emergjencat civile. Është e pamundur për të ndërhyrë nga toka ndaj pritet nje ndërhyrje nga ajri përmes helikopterëve.

Turisti polak është në pritje të ndihmës së shpejtë. Sipas burimeve, turisti është jashtë rrezikut për jetën, por ka thyer këmbët./tpz