E rrallë në SHBA/ Shtëpia e Bardhë i ndalon hyrjen gazetarit, ja si solidarizohen rivalët e medias!

Mediat dhe gazetarët e shtypit në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, të cilët në disa raste janë konkurrentë të ashpër të njëri-tjetrit kanë bërë një gjest të rrallë dhe mjaft profesional.

Gazetarët reaguan me shqetësim kur administrata Trump e ndaloi gazetaren e CNN Kaitlan Collins të marrë pjesë në një ngjarje presidenciale pas një pyetje që ajo i bëri Trump, në lidhje me çështjen e ish avokatit të tij personal Michael Cohen që e ka regjistruar gjatë bisedës për t’i mbyllur gojën një vajze që pretendon që kishte marrëdhënie me Trump.

Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, Bill Shine dhe Sarah Sanders, i kanë thënë Collins se është e “ papërshtatshme” të marrë pjesë gjatë një eventi tjetër, pas pyetjes që i bëri Trump, gjatë takimit me Jean-Claude Juncker.
Ky ndalim është konsideruar nga CNN, si hakmarrës, ndërsa shumë gazetarë, madje edhe rivalë të CNN janë solidarizuar me gazetaren.

Fox News lëshoi ​​një deklaratë duke thënë “ne qëndrojmë në solidaritet të fortë me CNN për të drejtën për qasje të plotë për gazetarët tanë si pjesë e një shtypi të lirë dhe të papenguar”.

Në fakt Collins, nuk ishte vetëm gazetarja e CNN, por sipas rregullit në SHBA ajo përfaqësonte të gjitha rrjetet televizive, detyrë kjo që qarkullon në të gjitha rrjetet televizive çdo ditë.

NBC, ka deklaruar në shenjë solidariteti: “Këto ishin pyetje nga gazetari i përfaqësimit televiziv, që do të thotë kjo është në mënyrë efektive një veprim i ndërmarrë kundër të gjithë gazetarëve të TV që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë”.

FOX News, tha: “Është gabim të ndalosh anëtarët e medias”

Washington Post ka deklaruar se: “ Bllokimi i një gazetari në Shtëpinë e Bardhë, është e pazakontë dhe e pashembullt”.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë tha se “Kjo lloj hakmarrjeje është tërësisht i papërshtatshëm, e gabuar dhe e dobët, dhe nuk mund të qëndrojë”./ Dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne