E skuqën, e bënë me bojë, arsyeja pse deputeti sulmoi në fytyrë Ramën

Seanca e sotme parlamentare ka qenë e pazakonshme edhe për standardin shqiptar.

Deputeti demokrat Edi Paloka ka hedhur bojë mbi kryeministrin, pas qëndrimeve të këtij të fundit ndaj kret të PD-së, Lulzim Basha.

Në sallë ndodhej edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferri.

Fyerjet e Edi Ramës pas fjalës së kryetarit të PD Lulzim Bashës, sollën reagimin e menjëhershëm të Edi Palokës, duke i hedhur bojë në fytyrë kreut të qeverisë.

Pas incidentit, Partia Demokratike thotë se deputeti Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky i fundit talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit.

“Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Rama për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në një reagim të PD-së.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne