E vërteta e fshehur e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” dhe eshtrat e Ymer Prizrenit

Për të eliminuar rolin e Xhamisë dhe të fesë Islame,pushteti i kohës i regjimit komunist në Kosovë dhe në Shqipëri ka bërë masa të paparashikueshme për të mos shfaqur identitetin Islam në asnjë veprim kombëtar duke e injektuar brezit të ri veqmas nëpër shkolla historitë të paqena dhe jo të vërteta për kombin Shqipëtar…

Rast ekvalant është ajo rreth vendit se ku është mbajtur Lidhja Shqipëtare e Prizrenit.

Sipas librave të Historisë edhe pas rëzimit të sistemit Komunist nëpër libra akoma shfaqet ndërtesa e vogël e Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit duke aloduar si vendi ku është mbajtur Kuvendi i më së paku i 110 delegatëve nga të gjitha vlajetet Shqipëtare…

Në këto tregime shumë të gjata dhe të detajuara ku spjegohet gjithqka por në asnjë mënyrë nuk ceken disa detaje të vërteta rreth organizimit të LSHP,së.

Ndërtesa e vogël në fjalë ka qenë vendi i drejtorit të atëhershëm të medresesë e që më vonë u shëndrua në godinën e udhëheqësit të LSHP,së, ndërsa vërteta qëndron se Kuvendi u mbajt në Xhaminë Gazi Mehmed Pasha i quajtur nga qytetarët si Xhamia “Bajrakli” .
Ndërsa ndërtesa tjetër në kompleks i përket njëashtu Medresesë “Gazi Mehmet Pasha” klasat (mësënjtoret) e nxënësëve ku shumica e organizimit të LSHP,së u bënë nga ky staf i Medresesë,Muderis Ymer Prizreni dhe Ligjërues tjerë i kesaj instituti i cili nuk kursyen azgjë për fe dhe atdhe…Medreseja kjo shkollë simbol jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë regjionin e Ballkanit.

Pas rëzimit të sistemit totalitar rrallë kanë qenë historian që e kanë treguar të vërtetën e ngjarjeve rreth Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit dhe ngjarjet e tjera që ka kaluar kombi Shqipëtar.

Historianët si Skender Rizaj,Muhamed Piraku dhe Enver Batiu edhe pse kanë marrë guximin për të treguar këto të pavërteta reth LSHP,së sistemi aktual asnjëherë nuk i ka korigjuar këto të dhëna në dokumente zyrtare të Kosovës.Por meghithatë qoft edhe vonë një mbishjrim është vendosur në hyrje tek porta e Xhamisë së Bajraklisë ku shënon që nē këtë Xhami ështē mbajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit…

Një tjetër rast i hidhur rreth Lidhjes së Prizrenit është poashtu mos varrosja akoma e eshtrave të Ymer Prizrenit udhëheqëslt të LSHP,së eshtrat të cilat janë sjell në Kosovë dhe që nga viti 1993 akoma gjinden ne qeset e plastikës duke pritur ditën e varrimit tek vendi ku ka dasht aq shumë dhe ka bërë hapin më të madh të historisë Kombëtare pra në kompleksin e Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit./RTVBESA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne