E xhumaja e 3-të e Ramazanit në Xhaminë Aksa: më shumë se 100.000 palestinezë falën Namazin e Xhumasë

Më shumë se 100.000 palestinezë nga Bregu Perëndimor dhe Palestina e pushtuar në vitin 1948 arritën të merrnin pjesë në Xhumanë e tretë të Ramazanit në Xhaminë e Aksa në Jerusalemin e pushtuar, pavarësisht kufizimeve izraelite dhe motit jashtëzakonisht të nxehtë.

Burime lokale thanë se mijëra veta filluan të ngjiten në Xhaminë e al-Aksa që nga orët e sabahut nga Palestina e pushtuar në vitin 1948, dhe nga Bregun Perëndimor.

Megjithatë, qindra të tjerë u detyruan të falin namazin e tyre në pikën e kontrollit në Kalandija dhe në portat e Xhamisë al-Aksa, pasi forcat okupuese izraelite bllokuan hyrjen e tyre në vendin e shenjtë.

Autoritetet pushtuese izraelite kanë vendosur qindra policë dhe forca të policisë kufitare në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit dhe në të gjitha hyrjet në qytetin e shenjtë dhe në rrugët që çojnë në Xhaminë e Shejtë al Aksa.

Qytetarët vuanin nga gazi lotsjellës në pikën e kontrollit në Kalandiya për shkak të gjuajtjes të ushtarëve izraelitë në turmë.

Burimi: The Palestinian Information Center/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne