EBA: Ndërmjetësimi i Kuvajtit nuk sjell rezultat në zgjidhjen e krizës arabe

Anvar Karkash, ministri këshilltar për punë të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, pretendoi se përpjekjet e Kuvajtit për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës arabe, nuk do të sjellin rezultat pa ndryshimin e qasjes politike të Katarit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Anvar Karkash duke pretenduar se qeveria e Katarit duhet t’i japë fund armiqësisë dhe krijimit të tensioneve në rajon, shtoi: “Çfarëdo lloj rrugëzgjidhje politike duhet të ketë mekanizma mbikëqyrës dhe garantues”. Ministri këshilltar për punë të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe gjithashtu ka kërkuar nga Ankaraja që të ndjekë qëndrime të paanshme dhe racionale ndaj krizës së krijuar mes Arabisë Saudite dhe aleateve të saj me Katarin. Deklaratat e Karkash drejtuar Turqisë janë bërë në kohën kur Khalid Al-Atije, ministri i mbrojtjes së Katarit, të hënën në mbrëmje ka reaguar ndaj kërkesës së katër vendeve sanksionuese të Katarit për mbylljen e bazës ushtarake të Turqisë në territorin e Katarit dhe deklaroi: “Asnjë vend nuk ka të drejtë që të kërkojë nga ne të mbyllim bazën ushtarake të Turqisë në territorin e vendit tonë”. Vlen të theksohet se Arabia Saudite dhe aleatet e saj Egjipti, EBA dhe Bahrejni që nga 5 qershori i këtij viti kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe kanë vendosur bllokadë të gjithanshme kundër këtij vendi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne