Ebu Hafsa Mosuli si një pasardhës i mundshëm i Ebu Bekr Bagdadit

Këshilli i Shurasë (Këshillimit) së DIISh-it (ISIS-it), ka emëruar Ebu Hafsa Musulin, si prijësin e radhës të Shtetit Islam të Irakut dhe Sirisë, por kundërshtimi i kësaj zgjedhjeje, brenda organizatës ka ngjallur një konflikt ndërkombëtar.

Udhëheqësi i grupit, i burimeve të sigurisë në Musul shprehu: “Dua t’iu them se, gjenden shumë grindje, mes komandantëve të ISIS-it, për sa i përket emërimit, të Ebu Hafsa Musulit, si pasardhësi i Ebu Bekr Bagdadit”.

Burimet e sigurisë, i cituan agjencisë së lajmeve “Ajn” (Syri): “Pas emërimit të Ebu Hafsa Musulit, zëvendëskomandanti i grupit të “Shtetit të Niniuesë” (Ninovës në Turqi) dhe komandantët e tjerë të këtyre grupeve, janë përballur me grindje të dendura dhe ndarje të brendshme mes tyre, kështu që ky shtet ka kaluar, në duart e terroristëve të ISIS-it.

Këshilli i Shurasë (Këshillimit) të DIISh-it (ISIS-it), hodhi propozimin e Ebu Hafsa Musulit. Ky i fundit, ka kryer një mori, operacionesh të rëndësishme ushtarake, ka mbajtur pozita të larta qeverisëse dhe ligjore, si dhe është gjërësisht i njohur, për qenien e tij, si njëri nga anëtarët më të dhunshëm të ISIS-it.

Propozimi për emërimin e Ebu Hafsa Musulit, u bë i ditur pas dhënies së lajmeve, të cilat njoftuan se Ebu Bekr Bagdadi, ishte plagosur, gjatë një sulmi ajror, në anën perëndimore, të qarkut të Enbarit në Irak.

Burimi : iuvmpress/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne