Krsitina Palten ka vrapuar plot 1.840 kilometra, duke kaluar përmes Iranit, Turqisë dhe Turkmenistanit, në mënyrë që të shuan paragjykimet që njerëzit në vendlindjen e saj në Suedi dhe në gjithë Evropën i kanë për myslimanët, shkruan The Guardian.
Për këtë mision të shenjtë asaj i janë dashur dy muaj, kurse gjatë udhëtimit banorët lokal i kanë ofruar ndihmë, të cilët i ofronin ushqim pa pagesë, dhurata dhe dhomë për të kaluar natën.
Vetëm gjatë një dite ajo i përshkonte 37 kilometra duke bartur me vete një karrocë të vogël, në të cilën i kishte futur gjësendet e nevojshme për udhëtimin.
“Dëshiroja që botës t’ia ndryshoja këndvështrimin për myslimanët, dhe kështu fillova ta pyes veten si mund ta arrijë këtë. Dhe si femër që jam dhe më pëlqen të vrapojë, menjëherë mendova se do të ishte mirë që të mbathi atletet dhe të fillojë vrapimin nëpër vendet myslimane, ku në disa prej tyre është në fuqi ligji i Sheriatit, dhe ta shikojë se çfarë do të më ndodhë”, ka deklaruar Kristina.
Familjaret dhe miqtë e kishin lutur që të mos shkojë pasi frikësoheshin për sigurinë e saj, por ajo pikërisht për këto paragjykime vendosi të jetë këmbëngulëse drejt qëllimit të saj.
“Në botë ekziston një frikë e madhe, njerëzit frikësohen nga njëri-tjetri, frikësohen nga të gjithë ata që janë ndryshe nga ata”, ka shtuar ajo.
Kristinës i janë nevojitur 58 ditë që të vrapojë nëpër tri vendet myslimane, dhe të përballet me kushte të rënda, ku në disa zona temperaturat shkonin në minus zero derisa në disa tjera deri në plus 45 gradë celsius.
“Gjatë natës së parë në tendën time u afrua një burrë që më ofroi ushqim dhe pemë të ndryshme, si shenjë mirëseardhje në Iran për një turiste siç isha unë. Dhurata të ngjashme kam marrë pothuajse çdo ditë dhe filluan të kalojnë në rutinë. Ata më kanë ofruar edhe dhomë për të kaluar natën, por nuk mungonte as shoqëria e grave të këtyre vendeve”, ka shtuar ajo.
Në fakt një mikpritje e tillë, veç sa e kishte bërë atë më të fortë dhe të vendosur që ta përfundojë misionin për të cilin ishte betuar se do ta qojë deri në fund.
“Të gjithë ne kemi paragjykime, por në fund të fundit të gjithë jemi njerëz dhe në momentin që takohemi me njëri-tjetrin të gjithë barrierat prishen në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shtuar ajo për fund. /Telegrafi/