Edhe ambasada amerikane në Shkup ëndërron sulme terroriste

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka kërkuar nga shtetasit amerikane që janë në Maqedoni, të kenë kujdes të veçantë gjatë festave fetare këtë fundjavë, duke e vënë theksin tek evenimentet e mëdha publike.

“Terroristët në rajon edhe më herët kanë dashur që të sulmojnë objektiva siç janë kishat apo vendet tjera të adhurimit, lokacionet e frekuentuara, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja në aspekt të sigurisë, qëndroni të vetëdijshëm për rrethinën tuaj, duke përfshirë evenimentet lokale dhe ndiqni lajmet lokale për përditësimet. Mbani një nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhur për të rritur sigurinë tuaj personale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ambasadës amerikane në Shkup.

Njoftime të njëjta kanë lëshuar edhe ambasadat e SHBA-ve në Kosovë dhe Shqipëri./ klankosova

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne