“Edhe Bahreini do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin”

Sipas mediave shtetërore izraelite, pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreini po ashtu pritet të nënshkruajë marrëveshje që normalizon marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Agjencia e Transmetimit Publik të Izraelit (KAN) në një raport sot herët në mëngjes citoi një zyrtar izraelit, ndërkohë burimi nuk tha se kur do të nënshkruhet marrëveshja.

Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë nga Bahreini dhe Izraeli lidhur me pretendimin.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të enjten u dakorduan të rivendosin plotësisht lidhjet diplomatike.

Sipas marrëveshjes EBA-Izrael, Izraeli do të “pezullojë” planet për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar “dhe të përqendrojë përpjekjet e tij tani në zgjerimin e lidhjeve me vendet e tjera në botën arabe dhe muslimane”, sipas një deklarate të përbashkët nga SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli.

Derisa marrëveshja është mirëpritur nga disa kombe, ajo ka ngjallur zemërim të jashtëzakonshëm në shumicën e vendeve muslimane./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne