Edhe Kina teston raketën e re

Kina njoftoi sot se ka testuar një lloj të ri rakete në detin pranë gadishullit Korean, ky njoftim bëhet i ditur ditën e zgjedhjeve presidenciale në Korenë e Jugut, në një kontekst të tensioneve dypalëshe.

”Testi i kryer në detin Bohai, kishte si objektiv përmirësimin e kapaciteteve operacionale të forcave të armatosura dhe për t’iu përgjigjur me efikasitet kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes kineze. Ministria nuk përcaktoi datën e lëshimit të raketës, duke njoftuar vetëm se ishte regjistruar së fundmi. Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë në lidhje me karakteristikat e raketës. Kina kishte kërkuar javën e fundit ndalimin e një sistemi të mbrojtjes anti-raketore (THAAD) amerikane në Korenë e Jugut, ku Uashingtoni njoftoi në fillim të majit futjen në shërbim të këtij sistemi. Dislokimi i sistemit amerikan të mbrojtjes anti-raketore (THAAD) në Korenë e Jugut ka irrituar Pekinin dhe Moskën./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne