Edhe Muç Nano flet për largimin e Ramës: “më vonë do të jetë shumë vonë”

Mustafa Nano nuk është një njeri që paguhet nga makineria e baltës së opozitës. Larg asaj. Ai është aq më pak, një simpatizanti LSI, të cilën e quan zgjedhjen e parë për të rinjtë shqiptarë që duhet të zgjedhin mes kësaj partied he ISIS-it. Por megjithëatë edhe ai ka vënë gurin e tij në debatin nëse duhet të ikë apo jo Edi Rama. Shumë opozitarë kanë kërkur rrëzimin e tij të menjëhershëm pas skandalit tahiri dhe aferave që po e ndjekin njëra pas tjetrës. Por nano ka një propozim tjetër: Që Rama të deklarojë që sot se do të largohet në fund të mandatit, në 2021.

Dhe këtë Nano e kërkon në emër të vendosjes së një standarti që Edi Ramë nuk e imponoi dot gjatë kohës që bëri politikë. Ja seç shkruan ai në editorialin për Mapo: “Sot për sot çështja është që Rama të bjerë dakord se është koha ende për një largim gentlemen-ësh nga politika. Në vitin 2021. Duhet të bjerë dakord apriori. Pa pritur që gjërat të ndryshojnë…. Është koha që ai të ikë. Le të organizojë një garë të rregullt e të ndershme brenda PS-së, dhe le ta mbyllë këtë kapitull të jetës së tij. Më vonë ka për të qenë shumë vonë. Dhe llogaritë po i bëj me standardin, për të cilin fola në krye. Kështu ka për t’i bërë edhe një shërbim të mirë PS-së. Ndoshta edhe vendit. Por është e sigurt, sidoqoftë, që shërbimin më të mirë ka për t’ia bërë vetes. Dhe kjo e fundit do të jetë edhe më e vërtetë, nëse këto katër vite të fundit të karrierës së vet politike do t’i shfrytëzojë në mënyrën më efektive të mundshme për të bërë ca punë të mira. Por për këtë do t’i duhet të sillet ndryshe. Ka fuqi ai të jetë ndryshe?

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne