Edhe në Rumani, protesta të fuqishme kundër kryeministrit të korruptuar Tudose

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Rumani po zhvillohen protesta të fuqishme kundër qeverisë socialiste të korroptuar.

Mediet ndërkombëtare bëjnë të ditur se në Rumani, mijëra njerëz demonstruan përsëri dje në mbrëmje në qytete të ndryshme të vendit kundër reformës së sistemit gjyqësor të nisura nga qeveria e kryeministrit socialdemokrat Mihai Tudose, i akuzuar për minimin e sundimit të ligjit dhe anulimin e luftës kundër korrupsionit galopant.

Në kryeqytetin e Bukureshtit rreth 5 mijë njerëz kanë kaluar nëpër qendër të qytetit në një marshim proteste, duke filluar nga selia e qeverisë dhe duke arritur në parlament, ku sot është planifikuar një seancë kushtuar shqyrtimit të ligjit të kontestuar.

“Ne duam që drejtësi, jo korrupsion”, “Qeveri e mbushur me hajdutë”, ishin këto disa nga thirrjet e protestuesve të cilët sfiduan motin e keq dhe të ftohtin e acartë.

Protesta popullore u zhvilluam edhe në disa qytete të tjera si Timisoara, Kluzh, Brasov.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne