Edhe në Turqi protestohet kundër sulmit amerikan në Siri

Mijëra protestues turq në Stamboll dhe në Ankara, kryeqytet i Turqisë, kanë protestuar kundër sulmit raketor të Amerikës kundër Sirisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, protestuesit të shtunën janë tubuar përballë ambasadës amerikane në Ankara duke kërkuar largimin e forcave amerikane nga Turqia dhe Siria. Utku Rejhan, sekretar i partisë nacionaliste patriotike të Turqisë i cili ishte organizator i kësaj proteste, përveç se ka kritikuar Uashingtonin për sulmin raketor kundër bazës ajrore të ushtrisë siriane, ka thënë se në çdo vend të LM ku Amerika është e pranishme, në atë vend ka dhunë, kaos dhe gjakderdhje. Rejhan ka thënë se kriza në Siri duhet të zgjidhet nëpërmjet rrugëve diplomatike e jo me veprime ushtarake. Po ashtu edhe në Stamboll mijëra qytetarë turq janë tubuar përballë konsullatës amerikane në këtë qytet, duke dënuar sulmin raketor të Amerikës në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne