Edhe të vdekurit dënohen për Amerikën në Shqipëri

Një vit pas vdekjes Almir Daci u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda duke u dënuar me 15 vjet burgim si terroristi që rekrutoi 20 shqiptarë në luftë dhe si nxitës i urrejtjes fetare.

Gjatë gjithë gjykimit të tij, që u zhvillua pas vdekjes, ish-imami u përfaqësua nga një avokat i caktuar nga shteti. Nën emrin Ebu Beliksa, 33-vjeçari u bë i njohur në videon kërcënuese për Ballkanin në vitin 2015.

Por për shërbimet inteligjente dhe antiterrorin, ai ndërkohe ishte nën përgjim, pasi nga Siria komunikonte me dy imamë të tjerë tashmë të dënuar, shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa.

Pavarësisht se të afërmit e mbrojtën Almir Dacin në gjykatë, gjyqtarët servilë shqiptarë vendosën ta dënojnë shqiptarin e vdekur duke shpresuar se kështu do të shpërblehen nga amerikanët gjatë procesit të vetingut.

Pas dënimit të Almir Dacit, shanset janë të pakta që familja e tij ta ankimojë vendimin në Apel. Akuza është dakord me dënimin e shpallur pasi po kaq ishte edhe pretenca e kërkuar nga prokurorja e çështjes, Elisabeta Ymeri, e cila u shpërblye nga amerikanët për gjuetinë e saj kundër muslimanëve xhihadistë shqiptarë duke u promovuar në poste me rëndësi te gjyqësorit shqiptar. Me këtë dënim makabër dhe të padëgjuar, nëse një ditë prindërit e Almir Dacit gjejnë kufomën e birit të tyre, ai do të duhet të burgoset për ti bërë qejfin amerikanëve. Gjykimi i gjykatës shqiptare nuk ndryshon shumë nga gjykimet makabër te xhihadistëve. Jetojmë në kohë urrejtje makabër. Edhe të vdekurit nuk prehen dot në varr nga gjykatat kukulla që kontrollon Amerika në Shqipëri./ Gazeta Impakt.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne