Edhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e pranojnë se vendimi i Jeruzalemit do të dëmtoj procesin e paqes

Disa zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë pranuan se vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit, do ti shkaktoj dëme të rëndësishme procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës në afat të shkurtë.

Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, të cilët u prononcuan për kanalin amerikan CNN në kushte anonimiteti, tërhoqën vëmendjen në atmosferën negative që do të krijohet në rajon pas vendimit të Trumpit për Jerusalemin.

Në vlerësimin e tij të bërë në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme njëri prej zyrtarëve tha se “Shpresojmë që procesi të del nga binarët për një kohë të shkurtë. Jam i bindur se kjo do të jetë për një kohë të shkurtë”.

Zyrtari tha se ekipi i Presidentit Trump, i cili interesohet me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, ende nuk kontaktuan me homologët e tyre palestinez pas fjalimit të Trumpit. Mendimi ishte që publikimi i vendimit për Jerusalemin para një marrëveshjeje të mundshme mes Izraelit dhe Palestinës do të dëmtoj më pak marrëveshjen në dallim me publikimin e tij pas saj.

Ndërkaq zyrtari tjetër tha se “Ky vendim do të shkaktoj kokëçarje në afat të shkurtë, por shpresojmë që në afat të gjatë do të ndihmoj në procesin e paqes”.

Deklaratat në fjalë të këtyre zyrtarëve janë të rëndësishme nga aspekti i pranimit të Shtëpisë së Bardhë se vendimi i Trumpit për Jerusalemin do të dëmtojnë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Ndërkaq Donald Trump, i cili publikoi dje se ShBA-të e njohin Jerusalemin si “kryeqytet të Izraelit”, bëri të ditur se ky është një vendim i marrë me vonesë, i cili do të kontribuoj pozitivisht në procesin e paqes mes dy vendeve.

Me anë të një deklarate të bërë dje në Shtëpinë e Bardhë Trump njoftoi se Jerusalemin e njohin si kryeqyteti i Izraelit dhe se ka urdhëruar fillimin e përgatitjeve për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne