Shqiperia

“#Edheunë”/ Fatos Lubonja dhe Flutura Açka i bashkohen nismës për bllokimin e votimeve më 30 qershor

“#Edheunë”. Kjo është nisma që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale që prej ditës së djeshme. Por çfarë kuptimi ka?

I pari ishte regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu i cili deklaroi publikisht se në 30 qershor nuk do të votonte, por do të përpiqej t’i pengonte ato duke pranuar të shkojë në burg.

Më pas atë e kanë përqafuar edhe artistë dhe politikanë të tjetë si aktori Neritan Liçaj, regjisori Robert Budina që u pasua edhe nga ish-ministri i jashëtm Besnik Mustafaj.

Sot kësaj nisme i janë bashkuar edhe analisti Fatos Lubonja dhe shkrimtarja Flutura Açka.




OPINIONE