Edi Lika i milionave të “Toyota Yaris” dhe djali i Gramoz Ruçit, zbulohet lidhja mes tyre

Sekuestrimi i makinave në Portin e Durrësit një ditë më parë, ku në dy prej të cilave u gjetën 3.4 milion euro, identifikoi 4 persona të përfshirë, ndërsa tre prej të cilëve janë shoqëruar dhe ndodhen të ndaluar në Polici, ndërsa dy prej tyre janë shoferët e kamionit që solli makinat ku u gjetën eurot.

Klevis Lika është pronari i kamionit me targë AA 120 SP – AFR 559, ndërsa babai i tij, Edi Lika, (ne foto) është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.

Por emri i Edi Likës është një emër i njohur edhe më herët, në vitin 2011 kur është përfshirë në një aksident me makinë, së bashku me djalin e Gramoz Ruçit.

Makina e djalit te Ruçit

Djali i Gramoz Ruçit është aksidentuar me makinën e Edi Likës, ku si pasojë mbeti e vrarë një vajzë, e cila ndodhej në makinën e Likës.

Makina e Edi Likes

NGJARJA E 2011

Dëshmia e Ruçit: “… Kalova kryqëzimin e bulevardit ‘Zhan D’Ark’ dhe u futa në urën e Lanës, për të ecur drejt Rrugës së Elbasanit. Kur u futa mbi urë frenova për të ndalur mjetin, pasi pashë në distancë që semafori ishte me drite të kuqe dhe djathtas në semafor ishte ndalur një makinë. Duke ndaluar sapo afrohesha te semafori në kryqëzimin e bulevardit ‘Bajram Curri’, drita e semaforit nga e kuqe u ndez jeshile, që më lejonte të vazhdoja lëvizjen drejt Rrugës së Elbasanit. Sapo u ndez jeshilja, unë nuk kisha ndaluar plotësisht dhe i dhashë gaz për të kaluar kryqëzimin. Sapo fillova të kaloja kryqëzimin, nga e djathta ime, në bulevardin ‘Bajram Curri’, pashë dritat e një makine që erdhi me shpejtësi shumë të madhe dhe më përplasi te goma e parë e krahut të djathtë”.

Aksidenti sipas hetimit

Më datë 20.11.2011, Ledio Ruçi, drejtues i mjetit tip “BMË X6” me targa greke IKY3939, pasi ka lënë lokal “BRIKER”, që ndodhet pranë ish-kinema “17 Nëntorit”, ku ka qenë duke darkuar së bashku me shokun e tij Ermal Brixhi dhe shtetasen Anja Haxhia, është nisur drejt qendrës për të përfunduar më pas në rrugën “Xhorxh Bush”, me qëllim kalimin në Rrugën e Elbasanit. Të ndodhur pranë kryqëzimit të rrugës “Zhan D Ark” para grupit të parë të semaforëve pranë urës, e duke qenë se nuk ka pasur lëvizje, mjeti ka kaluar semaforin me ngjyrë të kuqe duke hyrë në urën e Lanës me qëllim vazhdimin e Rrugës së Elbasanit. Ndërkohë që ka qenë akoma në lëvizje në urë është hapur (me ngjyrë jeshile) semafori i dytë dhe mjeti me shpejtësi ka vazhduar lëvizjen edhe pak metra, derisa është përplasur me një mjet tjetër tip “Mini Cooper”, me targa italiane CG 832 CS, i cili drejtohej nga i pandehuri Edi Lika.

Si rezultat i përplasjes me pjesën ballore të Mini Cooper-it me pjesën e përparme të djathtë të BMË-së, ky i fundit është rrotulluar me 90 gradë, pra ka ndryshuar drejtimin e lëvizjes pingul dhe për inerci është përplasur me trotuarin. Pasi e ka kaluar atë, ka ndaluar te një kolonë betoni pranë një njësie tregtare. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar thuajse të gjithë personat, të cilët kanë qenë në dy mjetet, por me pasoja të pariparueshme për jetën udhëtarja e vendit të parë të mjetit “Mini Cooper”, Brunilda Pinderi, si dhe dëmtuar lehtë shtetasja Pinellopi Rafti. Sipas ekspertizës, drejtuesi i autoveturës tip “BMË X6” lëvizte në drejtimin nga Parlamenti drejt urës së madhe te Rruga e Elbasanit, drejt Liceut Artistik me një shpejtësi lëvizjeje 50 km/h dhe drejtuesi i Mini Cooper-it dilte nga ETC-ja drejt Bërrylit me një shpejtësi lëvizjeje 70 km/h.

Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim ku fushëpamja është e kufizuar për shkak të parmakut të ngritur të urës. Meqenëse ky kryqëzim është me semafor dhe faktit tjetër që shpejtësitë e lëvizjes kanë qenë pothuajse të përafërta, aksidenti ka ndodhur në sekondën psikike dhe ata nuk kanë pasur mundësi të shmangnin aksidentin.

Duke u bazuar te fakti se aksidenti ka ndodhur natën, atëherë drejtuesi i autoveturës tip “Mini Cooper”, i cili lëvizte në bulevardin “B. Curri”, duhet t’i jepte përparësinë mjetit që vinte nga e majta, pasi ai kishte semaforin e kuq dhe i ishte ndaluar lëvizje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne