Edi Rama i mburret mbretit të Jordanisë sesi i burgos muslimanët

Në Forumin Ekonomik të Davosit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Mbretin e Jordanisë Abdullah II.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi sfidat e përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm. Mësohet se Rama e informoi Mbretin Abdullah në lidhje me Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, e cila është gati për të nisur aktivitetin e saj në Shqipëri.

Mbreti Abdullah falënderoi kreun e qeverisë për mbështetjen dhe të gjitha përpjekjet e bëra në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ofroi të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Mbretërisë së Jordanisë për Qendrën Rajonale në Tiranë.

Në fokus të bashkëbisedimit miqësor ishte organizimi në pranverë në Shqipëri, i një takimi ndërkombëtar shumëpalësh mbi sigurinë rajonale dhe ndërveprimin kundër ekstremizmit të dhunshëm (në kuadër të iniciativës globale të Akaba-s, nisëm e Madhërisë së Tij).

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne