Edi Rama, ky “garip” me duar në xhepa

Nuk është keq që sa herë të të jepet mundësia, të dallosh mes të tjerëve falë aftësive të tua, talentin apo mesazhit që përcjell. Por për Edi Ramën, protagonizmi tashmë është kthyer në një mani. Pas shfaqjes me kostum dhe t- shirt (foto) poshtë me komisioneren Mogherini dhe liderët e tjerë të kollarisur të Ballkanit, Edi Rama nuk është ndalur me aq.

Një ditë më pas, ndërsa ka ecur përkrah liderëve botërorë gjatë samitit të Nato-s në Bruksel, kryeministri shqiptar ka rënë në sy për shkak të ecjes së pazakontë me duar në xhepa (video poshtë). Të gjithë udhëheqësit e tjerë ecin të shpenguar, normalë, dhe asnjë prej tyre nuk i mban duart në xhepa.

Kryeministri ynë, që sigurisht përpiqet t’i afrohet dyshes Merkel- Trump, kërkon të tërheqë vëmendjen me ecjen prej “garipi”, si për të treguar se ai dhe vendi nga vjen i kanë të gjitha punët në terezi, ndryshe nga këta të tjerët që “u zien koka”.

Mania për të dalluar apo për të qenë në qendër të vëmendjes me çdo kusht, për Ramën është kthyer në një sëmundje gati të pashërueshme. Nga tregimi i barsaletave të stërkonsumuara nga komunizmi, batutave me Vuçiçin, veshjeve ekstravagnte, ekspozitave personale, rrëfimeve me basketboll, që shërbejnë si truke për të joshur kuriozitetin perëndimor, e deri tek “thyerja” e protokollit në Bruksel, po e kthejnë kryeministrin tonë në një objekt për t’u kundruar dhe jo në një subjekt për t’u dëgjuar. Ai mund të ngjall kuriozitet por shumë pak interesim.

Të tilla shfaqje, tipike për personazhe të showbizit, nuk kanë munguar herë pas here as nga personalitete të politikës. Mirëpo ky i yni nuk është as Berluskoni, madje është shumë larg edhe nga Varufakis, që shkoi në takim me kryeminstrin britanik me këmishë jashtë dhe xhaketë lëkure.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne