Edi Rama merr Elvis Naçin dhe ndez ERTV-në, show edhe në mes të tragjedisë

Kryeministri Edi Rama, edhe në këtë tragjedi të madhe që ka pëfshirë Shqipërinë, e pati të pamundur ta ndrydhte më tej dëshirën e madhe për të bërë propagandë dhe për të pëfituar pak popullaritet, duke dalë menjëherë në karakterin e tij.

Pasditen e sotme, ai ka marrë imamin Elvis Naçi, që gëzon shumë popullaritet tek qytetarët dhe një bisedë të zhvilluar me të lidhur me donacionet e shqiptarëve, e ka transmetuar live në ERTV-në e tij dhe për rrjedhojë edhe në televizionet informative të vendit.

Sigurisht Imami Naçi, është në të drejtën e tij të bashkohet me të gjitha institucionet për të ndihmuar në këtë kohë të vështirë, por përpjekjet e kryeministrit për të marrë pak nga “popullariteti” i imamit, duken mjaft qesharake në këtë kohë tragjike./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne