Edi Rama niset drejt stallës së lopëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është gëzuar tej mase arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai menjëherë është nisur për në Prishtinë, edhe pse ditë më parë nuk hezitoi t’i quajë “lopë” liderët kosovarë për tentativat e tyre të fundit.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk i kishte kursyer krerët e Kosovës kur ka folur për Gjykatën Speciale, përkatësisht për përpjekjet e këtyre të fundit për ta shfuqizuar atë dhe t’i krahasojë ata me lopët.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, tha Rama.

Shfuqizimin e Speciales, Rama e kishte quajtur gabim që do të sillte pasoja fatale për Kosovën, pasi kryeministri shqiptar një përpjekje të tillë e sheh si “tradhti” ndaj aleatëve që e kanë ndihmuar Kosovën në krijimin e shtetësisë.

Rama ka thënë se Kosova nuk duhet të krijojë probleme tjera që e paralizojnë si shtet, por të fokusohet ta zgjidhë problemin me Serbinë, përmes dialogut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne