Edi Rama, përvetëson përfundimisht “dy gishtat e PD”

Edi Rama gjithnjë e më shumë po e konsideron PD dhe simbolet historike të saj, si diçka që tashmë mund t’i përkasin dhe atij. Përafrimi i ngjyrës lejla drejt blusë së PD, posteri me dy gishtat e hapur dhe trëndafilin në mes, selfie-t me të rinj socialistë që pozojnë me simbolet e demokratëve, mesazhet që Edi Rama ka për votuesit e opozitës, transformimi i fushatës nga ngjyrat partiake tek ato kuqezi, janë demarshet kryesore të kryeministrit për të “pushtuar” territoret e kundërshtarit historik.

Tashmë, edhe një spot i ri elektoral, që pritetë të dalë së shpejti në qarkullim tregon disa të rinj me bluzën e PS-së, të hipur mbi biçikleta Eccovolis, që shëtisin nëpër Tiranë duke vërvitur lart simbolin identifikues të PD-së (2 gishtat lart). Kjo zhvendosje historike simbolesh, nuk synon thjesht shtimin e votave nga radhët e opozitës, por edhe krijimin e një terreni të papërcaktuar qartë, që nesër do t’ia bënte më të lehtë Ramës, në rast bashkëqeverisje, të ishte i pranueshëm edhe si kryeministër i demokratëve.

pranueshëm edhe si kryeministër i demokratëve.

Video:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne