Edi Rama sulmon Iranin, shqiptaret e degjenerojne me komente

Edi Rama ka sulmuar sot Iranin duke e akuzuar kete vend se qendron prapa sulmeve te anijeve naftembajtese në Gjirin e Omanit. Ne mesazhin e tij ne Twitter kryeministri shqiptar Edi rama, i cili ka kohe qe akuzohet per korrupsion dhe per vjedhje te votave ne zgjedhjet e vitit 2017, thote se “Shqipëria qëndron e vendosur ne krah te Shteteve te Bashkuara, Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kundër asaj që duket të jetë një provokim i projektuar tipik nga Irani për të përshkallëzuar tensionet”.

Ky mesazh ne Twitter vjen ne nje kohe kur qeveria Rama ka deshtuar ne kryerjen e reformave te kerkuara nga BE me qellim hapjen e negociatave me BE-ne. Ai vjen ne nje kohe kur opozita shqiptare ka bojkotuar parlamentin, ka djegur mandatet e deputetit dhe ka nisur protestat masive kunder qeverise Rama. Me sa duket kryeministri Rama ne kete moment te veshtire per qeverisjen e tij, zgjidhjen e sheh duke ju servilosur politikes luftenxitese amerikane kundrejt Iranit.

 

Por menjehere pas ketij mesazhi ne Twitter te bere nga kryeministri Rama kane ardhur dhe reagimet e qytetareve te cilet e kane degjeneruar me komente:

“O dështak, dështove me e marrë datën, dështove n’reforma, protestave s’po ju din hall e tani po e hedh topin ne politiken globale. Spo funksionojn më këta sende as te na, as në US/UK as EU, legen!”, shkruan nje qytetar.

“Kush te pyet ty njehre nuk e kuptoj, Ti nuk drejton nje shtet prej 2 milionesh e jo te fusesh hundet ne politiken nderkombtare”, ka shkruar Xhevairi.

“Te guxoje Irani ta preke Republiken Socialiste te Shqiperise dhe atehereeeee do te qerohen mire hesapet!I bejme thirje Iranit ti ndale provokimet, se zjarri i ndezur per ne do te perveloie shtepine e tyre”, ka shkruar me ironi nje tjeter qytetar.

“Dhe ti thoni Iranit! Ai na ka ne gryke te pushkes, po ne e kemi ne gryke te topit…
Varja! Ke ik per lesh!”, shkruan Andi.

“po ju perse e fusni Shqiperine ne situata te tilla te komplikuara? sipas jush irani do sulmonte nje anije Japoneze nderkohe qe kryeministri I Japonisë ishte per vizit ne Iran?! fuck logic … mbani vendin qe ju takon”, shkruan nje tjeter qytetar.

Kurse nje qytetare i ka komentuar kryeministrit Rama duke i thene: “Me mire do ishte qe Shqiperia te sillet si Zvicra, neutrale.”

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne