Eduard Ndocaj ben thirrje per revolte katolike kunder Turqise

Ish-deputeti, Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe me nofkën “kaubojsi”, ka reaguar ashpër pas ngritjes së memorialit përkujtimor nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Liqenit, në nder 251 personave që humbën jetën gjatë grushtit të shtetit të dështuar në Turqi, në vitin 2016.

Përmes një statusi në “Facebook”, Ndocaj shprehet se ka ardhur koha që shqiptarët të mbrojtën edhe njëherë kombin si dikur, nga i njëjti pushtues që na mbajti të shtypur për 500 vite.

Ai ka shpërthyer keq kundër Ramës e Veliajt, duke i krahasuar ata me Hamza Kastriotin, kushëririn tradhtar të Skënderbeut.

Ngritja e memorialit turk në Tiranë ka ngjallur reagime të shumta gjatë ditës së sotme.

Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka ngritur një memorial përkujtimor në nder të personave që humbën jetën gjatë grushtit të shtetit në Turqi.

Postimi i plotë:

JU BËJ THIRRJE TË GJITHË SHQIPTARËVE PA DALLIM FEJE DHE KRAHINE SE KA ARDHUR KOHA PËR TË MBROJTUR KOMBIN EDHE NJEHERË, SI DIKUR MOTIT, NGA I NJËJTI PUSHTUES QË NA MBAJTI TË SHTYPUR PËR 500 VITE! TË DASHUR MIRDITORË, PUKJANË, SHKODRANË, MALËSORË, ZADRIMORË, TROPOJANË, KUKSIANË, DIBRANË, KURBINAS, HASIANË, BURRELAS, TIRANAS, KORQARËT , VLONJATËT , FIRAKËT ! PROVOJENI TA THYENI ATË PLLAKATË TURPI, NJËLLOJ SI PLLAKA E SULLTANIT LESHIT QË E THYEN LEZHIANËT ! JEMI NË LUFTË KUNDËR TURKUT DHE HAMZAVE TANË, SI RAMA, VELIA, THAQI, TARE E SHUMË TË TJERË. SHPATA GJERGJ KASTRIOTIT SHPEJT DO BJERI MBI TA. RROFTË KOMBI SHQIPTAR, POSHTË SHQIPFOLËSIT TURQ E TRADHTARËT!/ joqalbania

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne