Bota

Edukatë amerikane, nxënësit urdhërohen te godasin me gurë shokun, për t’i dhënë një “mësim” (video)

Në një qendër kujdesi fëmijësh në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, edukatorja detyroi nxënësit ta godasin me gurë shokun e tyre, i cili nuk bindej që të ulej.

Pamjet që janë shpërndarë në internet, kanë shqetësuar prindërit e fëmijëve katërvjeçarë, që kërkuan të ndërmerren masa ndaj mbikëqyrëses.

Rasti ka ngjallur edhe reagimin e mediave, që e komentuan negativisht metodën e edukatores dhe formën se si ‘po i jepte mësim nxënësit’.

Nuk raportohet se fëmija ka pësuar ndonjë lëndim, teksa ende nuk është dhënë ndonjë masë ndëshkimore për mësimdhënësen.

OPINIONE