“Efekti Domino”, as Gjykata e Tiranës nuk shpall fitues kandidatin e PS në Vorë (DOKUMENTI)

Sikurse Gjykata e Durrësit, as instanca e parë e drejtësisë në Tiranë nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës, Agim Kajmakut, që u shpall fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës.

Në vendimin e trupës gjykuese, arsyetohet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative.

Ky vendim, i dhënë më datë 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë në harkun kohor të 5 ditëve.

Më herët ditën e sotme, Gjykata e Durrësit ka refuzuar t’i japë mandatin edhe Valbona Sakos, kandidates socialiste në Bashkinë e Durrësit./lapsi

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne