Efekti Khashoggi: Erdogan këmben pozicionin ndërsa vendet e Gjirit dhe aleatët zhyten në batak

nga Alastair Crooke.

Duket se katërshja SHBA, Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe natyrisht edhe vetë MbS-i, të cilët veprojnë bashkërisht për të shfajësuar MbS-in, mendojnë se kanë marrë një grushtim, pavarëshit mendimit të Trumpit, ‘e ka bërë se ka bërë’. Ata ndoshta janë shumë të kënaqur me vetet e tyre. MbS mundet që ti turpërojë të gjithë në g20, duke u munduar që të shtrëngojë duart me udhëheqësit e tjere dhe të shtiren para falangave të fotografëve, përpara se liderët të mundohen të fshijnë duart e lyera me gjak. Nëse MbS shkakton ndonje krizë, gjëja që duket më qartë se çdo gjë tjetër është se sa mirë MbS ka arritur që të shkatërrojë familjen Saudite, si ndërmarrje e përbashkët lidershipi dhe ka bërë që të demtohen rëndë kredencialet islame të Arabisë Saudite. Presidenti Trump dhe Jared Kushner, krejt të pavëmendshëm, bashkëpunuan në këtë rezultat.

Dhe rezultati: Po, ashtu fiks sikurse Pepe Escobarit ju tha kohët e fundit në Stamboll: “Makineria Erdogan e ka ndjerë shansin që vjen një herë në jetë, domethënë aferën Khashoggi për të varrosur besueshmërinë islame të lëkundur të shtëpisë së Saudëve, duke konsoliduar neo-otomanizmin turk sipas modelit Ikhwan, domethënë sipas stilit të Vëllazërisë Myslimane. Kjo mund të ketë efekt të madh pasi bota arabe ndoshta nuk është edhe aq e shqetësuar për të mirëpritur përsëri krahë hapur osmanët ose Vëllazërine Myslimane. Por megjithatë, me vendet e Gjirit kaq të diskredituara përsa i përket legjitimitetit, Erdogan mbase ka të drejtë të mendojë se po shtyn situatën drejt një dere të hapur”.

Dhe interesat strategjike i japin Erdoganit një dorë të fortë në përpjekjet e tij. Erdogan ka siguruar që me këtë pjesë të paketës ta vendosë Turqinë në një pozicion të drejtë lidhur me rastin Khashoggi, dhe në anë tjetër ti japë fund embargos saudite në Katar. Është gjithashtu e mundur, si pjesë e marrëveshjes, që Emiri i Katarit mund ta vizitojë Rijadin në një të ardhme të afërt, një lloj pajtimi i ftohtë me MbS-in. Çështja është se Katari është shumë mirënjohës ndaj Erdoganit për dhënien fund të rrethimit dhe për stacionimin e mëparshëm të trupave turke në vend për ta mbrojtur kundër çdo lloj sulmi saudit. Sikurse Turqia edhe Emiri i Katarit është një mbështetës bujar i Vëllazërisë Myslimane.

Turqia gjithashtu gëzon një marrëdhënie të ngushtë strategjike me Iranin. Ndonëse kanë dallimet e tyre mbi Sirinë, të dy shtetet kanë një interes të përbashkët për të parë fundin e forcave amerikane që kanë okupuar disa pjesë të Sirisë dhe ndalimin e projektit “kurd” të sponsorizuar në rajon nga Izraeli. Përsëri këtu në këtë ekuacion hyn Vëllazëria Myslimane, ku flirtimi i kësaj të fundit me Arabinë Saudite ka përfunduar me kohë dhe pjesët e tjera të lëvizjes të copëtuara nga lufta e udhëhequr nga vendi i Gjirit, kthehen tek shokët e vjetër: Hizbullahu dhe Irani. Ndërsa Vëllazëria Myslimane asnjëherë nuk është ndarë nga Turqia. Shkurtimisht, Vëllazëria Myslimane duket e destinuar të bëhet ushtria këmbësore arabe në betejën për të marrë mantelin e lidershipit islam larg prej Arabisë Saudite.

Përtej konvergjencës së interesit politik është edhe nafta me gazin. Rusia këtu është organizatori, me Turqinë që vepron si shtyllë e supozuar. Moska është duke ngritur bashkërisht një bosht të ri energjetik: Katari tashmë kishte injektuar para të thata në gjigantin rus të naftës Rosneft, duke i dhënë atij një pjesë të konsiderueshme nga këto të fundit, si dhe i ka siguruar Rosneftit rrugët e duhura për të blerë gas nga fusha e madhe e gazit Zohr në Egjipt. Katari në anë tjetër po bashkëpunon ngushtë me Iranin për shfrytëzimin e fushës së përbashkët të gazit North Dome / South Pars, më e madhja në botë në Gjirin Persik. Katari kohët e fundit i ka zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme projektet e tij të gazit të lengshëm. Iraku gjithashtu ka rënë dakord të bashkërendojë operacionet e naftës dhe gazit me Rusinë.

Nuk është e vështirë të shihet se çfarë po ndodh këtu: Këtë javë Rusia përfundoi lidhjen me “strumbullarin” (Turqinë), tubacionin e gazit nënujor TurkStream, që lidh Rusinë me Turqinë. Sikurse Pepe Escobar vëren, “TurkStream është projektuar me dy linja, secila e aftë për të dhënë 15.75 miliard metra kub gaz në vit. E para do të furnizojë tregun turk. E dyta do të zgjatet 180 km në kufijtë perëndimorë të Turqisë dhe do të furnizojë Evropën Jugore dhe Juglindore, me dërgesat e para që priten deri në fund të vitit të ardhshëm. Konsumatorët e mundshëm përfshijnë Greqinë, Italinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Hungarinë”.

Dhe faza e dytë? Epo, së shpejti plani i vjetër i një tubacioni rajonal nga Gjiri Persik përmes Iranit dhe Sirisë, në Evropë, ndoshta edhe përmes Turqisë, mund të bëhet përsëri politikisht i qëndrueshëm, dmth në interes të të gjitha grupeve në ri-shtrirjen e re rajonale. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se aksi Katar-Turqi-Iran-Rusi mund të dominojë në prodhimin e energjisë në Lindjen e Mesme, duke e pozicionuar Saudinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin e dytë, pas tyre. Dhe le të mos e harrojmë Irakun. Përveç marrëveshjes së bashkëpunimit energjetik me Rusinë, Iraku sapo ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Iranin, pavarësisht kërcënimeve nga zyrtarët amerikanë. Përpjekjet për ta mbajtur Irakun brenda në sferën e interesit të SHBA-së nuk duket se funksionojnë mirë.

Mundësia që vjen “një herë në jetë”, dhënë Turqisë për të varrosur kredibilitetin Islam të Shtëpisë së Saudëve dhe ringjallja e pretendimit të vjetër të Stambollit në drejtimin e botës Islame, natyrisht që ka nxitur alarmin dhe ka shtuar ndjenjat kundërshtare në vendet e Gjirit.

MbZ po udhëheq një shtysë të re me Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin dhe Bahreinin për të rivendosur ‘privilegjin arab’ në Siri, në mënyrë që ‘të bashkohet’ me ta Presidenti Assad në largimin e ndikimit jo-arab përtej Levantit, gjegjësisht ai turk dhe iranian. Nuk ka dyshim se pjesë e kësaj iniciative e MbZ-it është të distancohet dhe ta dallojë veten nga MbS-i i prishur.

Situata në të gjithë Levantin Sunni që dëgjojmë prej vizitorëve dhe banorëve të rajonit, është jashtëzakonisht armiqësore ndaj MbS-it. Kjo vë në pikëpyetje edhe pozicionin e Ruajtësit të dy Vendeve të Shenjta (Mekës dhe Medinës). Barbarizmi ndaj Khashoggit ka bërë që vëmendja të përqëndrohet në çështjet e sigurisë personale, si dhe në atë të shfrytëzimit financiar të pelegrinëve në Mekë. Muslimanët e devotshëm të zakonshëm sot po pyesin nëse ja vlen të bëjnë pelegrinazh, ndërkohë ka edhe lëvizje që mbështesin bojkotin. Ky aspekt i zemërimit popullor nuk duhet të nënvlerësohet: vendet e shenjta janë një komponent i rëndësishëm i identitetit së bashku me Jeruzalemin.

Iniciativa e MbZ-it në përpjekjen për ‘të shpëtuar’ Levantin nga influenca jo-arabe mund të ketë efekt anësor të kthimit të Damaskut në ‘palën arabe’, që do të thotë një vend në Ligën Arabe, efekt që mund të mirëpritet vetëm nga Damasku. Për më tepër, iniciativa përfaqëson më gjerësisht një njohje politike të realiteteve strategjike të rajonit. Kjo gjithashtu mund të ndihmojë vetëm në arritjen e një pajtimi më të gjerë brenda vendit dhe margjinalizimin e plotë të xhihadistëve në Siri.

Kjo do të ishte dëshira e MbZ-it dhe avokatëve të tij perëndimorë, megjithatë sirianët në përgjithësi nuk janë kaq të hapur ndaj pretendimeve të pan-arabizmit siç ishin në të kaluarën. Në fund të fundit ata u tradhtuan shumë herë nga ky ideal arab. Pretendimi i një “Sirie më të madhe” është zbehur dhe një rrymë e nacionalizmit sirian arab është më evidente. Nga kjo ‘luftë’ do të dalë një Siri më e ashpër dhe më e sigurt. Damasku mund të jetë i hapur për afrimin me vendet e Gjirit, por nuk do të pranojë asnjë leksion mbi idealet nacionaliste pan-arabe nga ata që luftuan kundër këtij kombi të lashtë arab dhe as prej atyre që mbështetën Sirinë përmes “netëve të zeza” të saj.

Ata që janë sot në “batak” nuk janë Rusia, siç parashikonte Obama me vetëbesim, as edhe Siria me aleatët e saj. Rrota është kthyer. Tani janë Shtetet e Gjirit të frikësuar për të ardhmen e tyre, është familja Al-Saud, së cilës i është shkatërruar besueshmëria dhe legjitimiteti, gjithashtu për arsye të ndryshme është edhe Izraeli. Izraeli me dashje zgjodhi një rrugë që e shtyu atë në mënyrë agresive kundër Iranit, Sirisë, Irakut, Turqisë (përmes mercenarëve kurdë) dhe Hizbullahut. Me sa duket, Netanyahu shpresonte të përfitonte nga qëndrimet e Trumpit në lidhje me rajonin dhe në manipulimin e ambicjeve të MbS-it. Izraeli e përshkallëzoi këtë armiqësi të hapur përmes qindra incidenteve ajrore mbi Siri deri në pikën e përplasjes duke rrezikuar interesin ushtarak rus si dhe duke insistuar që Izraeli duhej që lirishëm dhe rregullisht të bombardonte Sirinë.

Por komanda ushtarake ruse e kishte njekur me kujdes situatën dhe në një moment tha: mjaft me sumet ajrore izraelite. Ata duan stabilitet në Siri. Netanyahu vuri bast për Trumpin, Kushnerin dhe MbS-in dhe humbi. Netanyahu i humbi Izraelit lirinë e tij të fluturimeve në pjesën veriore të Lindjes së Mesme. Putini tani i refuzon takimet me Netanjahun. Izraeli sot ndodhet në një cep ku duhet të vendosë nëse duhet të rrezikojë duke u thyer kundër shumicës së vendeve të rajonit dhe palestinezëve, siç po bëjnë drejtuesit e vendeve të Gjirit me Damaskun apo të pranojnë realitete të pakëndshme dhe të përpiqet ti realizojë.

Pyetja tjetër është pse Erdogani po e ndjek rastin e Khashoggit, kur ndërkohë Trump dhe institucionet evropiane do të donin shumë që ai të ndalej? Pse ai nuk po e merr atë që po i ofrohet dhe ta mbyllë? Përgjigja: sepse ai gjithashtu po ndjen frikë se mos vetë po bllokohet në batakun e veçantë të Turqisë. Khashoggi ishte shansi për ta ndërruar sofrën dhe Erdogan nuk po e humb atë.

Eshtë e vërtetë se retorika turke ka qenë disi e ciltër, por prapa saj qëndrojnë shqetësime dhe cështje thelbësore turke: Erdogan po shikon se Turqia është vënë nën një presion të qëllimshëm në kufijtë e saj detarë dhe ata tokësorë si dhe ka qenë subjekt i renies së monedhës lira prej sanksioneve financiare, tani të ndalura falë rrjedhjes së kujdesshme të provave me rastin Khashoggi. Në kufirin detar, Erdogan po sheh qartë se tubacioni i gazit EastMed i Izraelit nëpërmjet Qipros në Evropë, me të përfunduar, ka të ngjarë ti demtojë rëndë te ardhurat turke nga projekti turk i gazit në Qipron Veriore. Ai gjithashtu po sheh kontrolle për naftë në ujrat e kontestuara dhe të pretenduara nga Turqia të Qipros Veriore nga disa vende perëndimore për interesa të BE-së dhe SHBA-së.

Pastaj janë kurdët e mbështetur nga Izraeli dhe shtetet evropiane që po përpiqen të krijojnë një “rrip kurd” përgjatë kufirit jugor të Turqisë. Në lindje gjendet qeveria e re pro-perëndimore e revolucionit të ngjyrave e Nikol Pashinyanit ne Armeni. Presioni gjendet gjithandej. Të gjitha këto tensionime të përkeqësuara, si dhe goditja e mëhershme financiare, përcaktuan një politikë amerikane të kontrollit, dhe madje edhe një grusht shteti të mundshëm që po komplotohej kundër Turqisë sipas vlerësimeve turke.

Ngjarjen e Khashoggit në Stamboll, Erdogani është duke e përdorur mediatikisht me mjeshtëri dhe me strategji. Ai po e përdor atë për të dalë nga kërcënimi i projektit të drejtuar nga vendet e Gjirit për të zhytur Turqinë rivale në një batak të rrethuar, ndërsa në të njëjtën kohë po vëshgon me kujdes ata që ndihmuan dhe lehtësuan tentativën e grushtit të shtetit kundër tij vitin e kaluar (shtypi turk në veçanti ka identifikuar MbZ-in dhe MbS-in si lehtësues) – si zëvendësim për kredibilitetin e shkatërruar, duke ndërruar pozicionet.

burimi: /strategic- culture/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne