Shqiperia

Efektivi i RENEA-s ra nga 200 metra lartësi në Dukagjin, banori: Po na vdes në duar

Një nga banorët e Dukagjinit, që i ka ardhur në ndihmë efektivit të RENEA-s, Bledar Beluli që u rrëzua nga 200 metra lartësi, Pëllumb Guri, është shprehur se gjendja e efektivit është tejet e rëndë.

Guri, njëherazi, punëtor i zonave të Mbrojtura, tha se rruga ku kalojnë makinat është rreth 5 orë larg nga vendi ku është rrëzuar efektivi.

“Kemi zbritur me litar. Me ne është edhe një banor i zonës që është mjek. Na tha që kam dalë vetëm xhiro në mal. Thanë që do sillnin një helikopter, ende asgjë. Lartësia nga ka rënë është rreth 200 metra.

Ka dorën, disa brinjë të thyera dhe legenin. Këmbët nuk i lëviz dot, është shumë rëndë. Po na vdes në duar. Kemi improvizuar një barelë.

Terreni është shumë i thyer. Jemi 5 orë larg çdo rruge makine.”-është shprehur Pëllumb Guri për Report Tv.

OPINIONE

INTERVISTA