Egjipt, 19 persona të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të shtatë rajone të Egjiptit, duke përfshirë Kajron e Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës shtetërore Al-Ahram, vdekjet erdhën për shkak të aksidenteve në trafik, goditjeve elektrike dhe mbytjet, ndërsa një viktimë rrëshqiti nga një ndërtesë.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Egjipti u kaplua nga kushte të këqija të motit që shkaktuan reshje të mëdha shiu dhe përmbytje.

Autoritetet egjiptiane kanë njoftuar mbylljen e shkollave dhe universiteteve.

Autoriteti Meteorologjik i Egjiptit pret që shirat të vazhdojnë deri të premten./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne