Egjipt – Gjykata heq nga “lista e terroristëve” ish-presidentin Mursi

Gjykata më e lartë e apelit në Egjipt ka hequr mbi 1.500 persona nga lista zyrtare e terrorizmit në vend, përfshirë edhe presidentin e rrëzuar, Muhamed Mursi.

Gjykata e Kasacionit pranoi apelin e Mursit dhe 1.537 të akuzuarve të tjerë kundër vendosjes të emrave të tyre në listën e terrorizmit, ka bërë të ditur një burim nga gjykata, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Në mesin e atyre që ishin në listën e terroristëve ndodhej edhe ish-futbollisti i njohur egjiptian, Muhamed Abu Treika.

Autoritetet egjiptiane i kanë akuzuar për lidhje me Vëllazërinë Myslimane, e cila në vitin 2013 u shpall si organizatë terroriste nga autoritetet ushtarake. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne