Egjipt – Luftërat civile dhe çështja palestineze në fokusin e samitit BE-Liga Arabe

Sipas agjencisë zyrtare egjiptiane të lajmeve “MENA”, në ditën e dytë të samitit në fjalë do të merren në shqyrtim bashkëpunimi ndërmjet vendeve arabe dhe BE-së në fushën e politikës, ekonomisë dhe sigurisë, si dhe problemet e përbashkëta rajonale.

Bëhet e ditur se gjatë sesionit të mbyllur të së hënës do të vlerësohen luftërat civile në Siri, Jemen dhe Libi, çështja palestineze, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i parregullt.

Pjesëmarrjet në këtë samit nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian perceptohen si mbështetje e Perëndimit për Sisin, i cili e mori pushtetin në vitin 2013 duke rrëzuar me grusht ushtarak Mohamed Morsin, i pari president i zgjedhur me votë demokratike në Egjipt; rrjedhimisht, një mbështetje edhe për grushtin e shtetit.

Një tjetër zhvillim që bie në sy është mungesa në Perëndim, me disa përjashtime të vogla, e zërave kundërshtarë të dënimeve kapitale në rritje gjatë ditëve të fundit në Egjipt.

Më datë 20 shkurt, autoritetet egjiptiane ekzekutuan 9 të rinjtë që ishin dënuar me vdekje si autorë të sulmit me bombë ndaj prokurorit të përgjithshëm, Hisham Barakat.

Kështu, numri i të rinjve të ekzekutuar gjatë dy javëve të fundit në Egjipt arriti në 15.

Pjesëmarrja në samitin e Sharm el-Sheikut e disa liderëve dhe autoriteteve të BE-së, të cilat iu shmangën ngritjes së zërit kundër dënimeve kapitale në Egjipt, po kritikohet ashpër nga avokatët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

Në këtë samit, 11 prej gjithsej 21 shteteve anëtare aktive të Ligës Arabe përfaqësohen në nivelin e mbretit, emirit dhe presidentit; 4 në nivel kryeministror, 4 të tjera në nivelin e ministrit të jashtëm, ndërsa 2 vende në nivel më të ulët.

Zhvillimi që spikati më tepër përpara fillimit të samitit ishte pjesëmarrja e Katarit në nivelin e përfaqësuesit të përhershëm në Ligën Arabe, si dhe ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe me valiun e Al-Fuxhairas.

Samiti 1. Bashkimi Evropian-Liga Arabe, i cili organizohet nën moton “Investim në Stabilitet”, përfundon të hënën në mbrëmje./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne