Egjipt – Rreth 1 mijë persona të arrestuar me dyshim për provokimin e protestave në vend

Në Egjipt, rreth një mijë njerëz, të cilët dyshohet se provokuan demonstrata kundër regjimit në 5 provinca, u arrestuan dhe u morën në pyetje nga prokuroria.

Sipas raporteve të mediave lokale në Egjipt, Kryeprokurori Hamade Es-Savi tha në një deklaratë se afro njëmijë persona të shoqëruar nga avokatët e tyre janë marrë në pyetje për demonstratat kundër regjimit të organizuara të premten dhe shtunën e kaluar.

Në këtë deklaratë, ku për herë të parë zyrtarisht pranohet se protestat janë organizuara kundër regjimit, thuhet se disa prej të arrestuarve pranuan se kanë marrë pjesë në protesta në zona të ndryshme të 5 provincave.

Deklarata vuri në dukje gjithashtu se disa nga të arrestuarit si arsye për pjesëmarrje në demonstrata përmendnin përkeqësimin e situatës ekonomike në vend.

Në deklaratë u tha se do të lirohen pjesëmarrësit në demonstratat jashtë qëllim të kryerjes së ndonjë krimi.

Sipas raporteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, numri i të arrestuarve është afro 2 mijë, megjithëse në deklaratën zyrtare thuhet se u arrestuan gati 1 mijë njerëz./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne