Egjipt, shkarkohen 1.070 mësues si “pjesëtarë të Vëllazërisë Muslimane”

Gjithsej 1.070 mësimdhënës janë shkarkuar nga puna në mbarë Egjiptin me arsyetimin se ishin anëtarë të Vëllazërisë Muslimane (Ihvan), njoftoi Ministria egjiptiane e Arsimit.

Në një konferencë për media, ministri Tarek Shawki tha se mësimdhënësit janë përjashtuar për shkak të mungesës së kualifikimit, pjesëmarrjes si anëtarë në Vëllazërinë Muslimane ose për shkak të gjykimeve që kanë marrë në lëndë gjyqësore të hapura ndaj tyre.

Ndërkohë, mësimdhënësit e dëbuar nga puna ende nuk janë prononcuar në lidhje me vendimin.

Ndryshe, mijëra persona, shumica pjesëtarë të Vëllazërisë Muslimane, u arrestuan me arsyetime të ndryshme pas protestave që ndodhën kur presidenti i parë i zgjedhur Mohamed Morsi u largua më 3 korrik të vitit 2013 përmes një puçi ushtarak.

Këshilli i Ministrave që erdhi në detyrë pas puçit, më 23 dhjetor të vitit 2013 e shpalli Vëllazërinë Muslimane si “organizatë terroriste”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne