Egjipt – Sulm ndaj një kishe, raportohen të vdekur

Një sulm i armatosur është ndërmarrë nga persona ende të panjohur, me pasojë viktima dhe të plagosur, raportojnë burimet lokale.

Raportohet se disa persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm të armatosur në një kishë në qytetin Hilvan në jug të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro.

Sipas shtypit lokal, sulmi i armatosur është ndërmarrë nga persona ende të panjohur, ndërsa si pasojë e tij ka të vdekur dhe të plagosur.

Sipas gazetës “Ahbar el-Jevm”, një agresor me bombë në dorë është neutralizuar nga forcat e policisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne