Bota

Egjipt, thirrje për “izolim ndërkombëtar, politik dhe diplomatik” të SHBA-së

Komisioni për Çështje Arabe i Parlamentit të Egjiptit, në shenjë reagimi ndaj njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nga ana e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump, bëri thirrje për “izolim ndërkombëtar, politik dhe diplomatik” ndaj qeverisë amerikane.

“Duhet vazhduar aktiviteti i vendeve arabe dhe islame. Qëllimi nuk duhet të jenë vetëm bisedimet mes Palestinës dhe Izraelit por edhe zgjidhja përfundimtare e çështjes palestineze”, thuhet në një njoftim me shkrim nga komisioni.

Duke theksuar nevojën për “Izolim ndërkombëtar, politik dhe diplomatik të SHBA-ve”, në njoftim ndër të tjerash thuhet se është e nevojshme që ligjet ndërkombëtare të bëhen funksionale përballë SHBA-ve, të cilat Izraelit i dhanë dritën e gjelbër për shtypje ndaj popullit palestinez dhe për zgjerimin e vendbanimeve të reja kolone hebrenje në Kuds.

Në njoftimin e komisionit bëhet e ditur se Egjipti po përpiqet të projektojë një draft të cilin do ta kalojë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Ndryshe, presidenti amerikan më 6 dhjetor bëri të ditur njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds.

OPINIONE