Egjipti dhe Kina zhvilluan stërvitje të përbashkët në Mesdhe

Zëdhënësi i ushtrisë së Egjiptit, koloneli Temir er-Rifai ka njoftuar përmes një komunikate të shkruar se forcat detare egjiptiane dhe kineze kanë realizuar në Mesdhe një stërvitje të përbashkët, të quajtur “XIAN-153”.

Rifai thotë se në këtë stërvitje morën pjesë anijet luftarake të flotës veriore të Egjiptit dhe destrojerë kinezë.

Në kuadër të stërvitjes është punuar mbi metodat e ballafaqimit me kërcënimet e jashtëzakonshme armiqësore, të luftës kundër antiterrorizmit dhe me piratët e detit; janë jetësuar skenarë në lidhje me afrimin ndaj anijeve të dyshimta dhe procedurat e inspektimit të anijeve, vijon komunikata në fjalë.

Synimi i veprimeve që janë kryer në kuadër të stërvitjes ka qenë ndarja e përvojës dhe përcaktimi i doktrinave të ndryshme luftarake, bëhet e ditur përmes komunikatës, por nuk jepen detaje për kohën se kur është realizuar një stërvitje e tillë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne