Egjipti i gatshëm për kapërcimin e çdo lloj tensionimi me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Samih Shukri deklaroi se vendi i tij ka vullnet për të kapërcyer çdo lloj tensionimi me Turqinë.

Në deklaratën e tij të publikuar në gazetën “Ahbar al-Jevm” që publikohet në Egjipt, ministri Shukri shprehu dëshirën e tij për të kthyer në normale marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Padyshim se janë shumë gjëra të cilat lidhin së bashku popullin turk dhe atë egjiptian. Bëhet fjalë për marrëdhëniet shumë të forta mes popujve të dyja vendeve, për farefisin dhe trashëgimin e përbashkët. Prandaj, shpresojmë që marrëdhëniet të normalizohen. Egjipti është i hapur për këtë”, deklaroi Shukri.

Shefi i diplomacisë egjiptiane tërhoqi vëmendjen se marrëdhëniet mes Kajros dhe Ankarasë duke thënë se ato janë ende të njëjta dhe vijoi duke thënë se “Ne vazhdimisht konfirmojmë dëshirën tonë për uljen e çdo lloj tensionimi në marrëdhëniet me Turqinë”.

Ministri egjiptian gjithashtu theksoi se vendi i tij marrëdhëniet i vendos mbi respektin reciprok./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne