Egjipti kërkon ndalimin e hyrjes së qytetarëve katariot

Egjipti, i cili është bashkuar bllokut të shteteve arabe me në krye Arabinë Saudite në bojkotimin e Katarit, ka thënë se do të përfundojë regjimin pa viza dhe do të vazhdojë të kërkojë që Doha të përmbushë 13 kërkesat që blloku ia ka dhënë.

“Nuk ka kuptim të vazhdojmë të bëjmë përjashtime për Katarin dhe t’i japim privilegje në dritën e pozicioneve të tanishme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, Ahmed Abu Zeid, duke iu referuar regjimit aktual pa viza. Megjithëse një regjim i ri i vizave do të japë përjashtime për shtetasit e Katarit me nënat egjiptiane, ata të martuar me egjiptianë dhe qytetarët katariot që studiojnë në Egjipt, kjo do të shënojë masën e fundit nga blloku për të ngjallur presion mbi Dohën. Blloku, i përbërë nga Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërprenë lidhjet diplomatike dhe me Katarin më 5 qershor, duke e akuzuar atë për mbështetjen e terrorizmit – akuza të mohuara nga Doha./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne