Egjipti ndërton mur prej çeliku përgjatë kufirit me Gazën

Egjipti së fundmi ka filluar ndërtimin e një muri prej çeliku përgjatë kufirit të tij 14 kilometërsh me Gazën.

Dëshmitarët okularë për Anadolu Agency (AA) thonë se ushtria egjiptiane filloi ndërtimin e një muri të lartë 7 metra përgjatë kufirit me Gazan i cili do të pajiset me sensorë elektronikë.

Dëshmitarët gjithashtu thonë se 1 kilometër i murit është ndërtuar nga pjesa lidore e Karam Abu Salem.

Ndërtimi i murit bëhet paralelisht me një mur të betonit, ndërtimi i të cilit filloi në muajin shkurt dhe pothuajse gjysma e tij ka përfunduar.

Të dy muret janë brenda territorit të Egjiptit dhe hapësira midis tyre nuk është më shumë se 8 metra, thonë dëshmitarët okularë.

Ministria e Punëve të Brendshme me seli në Gazë, nën kontrollin e grupit Hamas që nga viti 2007, nuk ka komentuar ende mbi zhvillimin.

Gjithashtu, asnjë deklaratë nuk është lëshuar për çështjen e ndërtimit nga autoritetet egjiptiane.

Që nga viti 2013, autoritetet egjiptiane shkatërruan të gjitha tunelet midis Gazës dhe Egjiptit. Përveç kësaj, u krijua një zonë tampon në zonat kufitare me Gazën.

Që nga viti 2007, u arritën disa dakordime midis Hamasit dhe autoriteteve egjiptiane të sigurimit për të kontrolluar zonën kufitare dhe për të parandaluar çdo përpjekje të infiltrimit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne