Bota

Egjipti thirrje vendeve arabe: Hapni ambasadat në Jeruzalem

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të zhvendosur ambasadën e ShBA në Jeruzalem, duke njohur këtë të fundit si kryeqytet të Izraelit, ka prodhuar reagimet e para praktike.
Mohamed Al-Ghoul, zv. Kryetar i Komitetit për të Drejtat e Njeriut në parlamentin egjiptian, bëri thirrje që vendet arabe të bëjnë të njëjtën gjë. Pra të zhvendosin ambasadat e tyre në Palestinë po në Jeruzalem. Ai ka kërkuar që të gjitha vendet arabe të njohin me ligj shtetin palestinez dhe të hapin selitë në qytein e shenjtë.
Sipas tij kjo që po ndodh është përgjegjësi e presidentit Trump i cili ka provokuar edhe raportet mes ShBA dhe vendeve arabe.
“Amerika ka dëshmuar se nuk është neutrale në konfliktin izraelito-palestinez dhe është zbuluar se qëndron tërësisht në favor të Izraelit. Ne duhet të ndalim së pari ShBA si një vend neutral në zgjidhjen e konfliktit. Do të ishte më e ndershme për ShBA nëse i ka mbetur nder ende që të ulet në tavolinën e bisedimeve në krah të Izraelit”, tha ai.