Ekipet turke filluan punimet e kërkim-shpëtimit në Durrës

Ekipet turke, të cilat arritën në Durrës, që u trondit të martën në mëngjes nga një tërmet i fuqisë 6,4 ballë me pasojë të paktën 24 të vdekur, kanë filluar punimet e kërkim-shpëtimit.

Ekipet turke të kërkim-shpëtimit të kryesuara nga Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) po zhvillojnë punime me pajisje sizmike për dëgjim nën rrënoja.

Mësohet se punimet e ekipeve turke do të vazhdojnë me turne, pa ndërprerë.

Bëhet e ditur se disa godina përreth kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti.

Ekipi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, i cili arriti në rajon nga Bosnjë-Hercegovina për shkak të tërmetit, që ra të martën në mëngjes në orën 03.55 sipas kohës lokale me epiqendër në Durrës, ndihmoi të prekurit nga tërmeti me çadrat e ngritura këtu.

Sipas të dhënave të fundit, nga tërmeti kanë humbur jetën të paktën 24 dhe janë lënduar mbi 600 persona. Pas tërmetit u shënuan edhe 250 lëkundje të tjera, ku më e fuqishmja ka qenë 5,5 ballë sipas shkallës Rihter./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne