Bota

Ekipi akrobatik i Forcave Ajrore Turke shfaqje në Moskë

Ekipi akrobatik “Yjet Turke” i Forcave Ajrore të Turqisë ofroi shfaqe për herë të parë në histori në qiejt e Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Yjet Turke” të cilët marrin pjesë si të ftuar special në panairin Armiya 2017 (Ushtria 2017) kanë kryer një fluturim demonstrues në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Ekipi turk të cilët janë ekipi i vetëm akrobatik në botë që kryejnë shfaqe me 8 avionë luftarakë supersonikë, kanë marrë duartrokitje nga qytetarët rusë.

Demonstrimi i cili ka zgjatur përafërsisht 45 minuta është ndjekur nga një numër i madh qytetarësh.

OPINIONE