EKIPI I PLOTE/ Dalin emrat e 12 negociatorëve për kufirin detar me Greqinë

Emrat e të gjithë emrat e zyrtarëve që do të negociojnë për kufirin detar: Bashkëkryetarë do të jenë Armand Skapi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare. Emrat e tjerë janë Artur Mecollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012, Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna, drejtori i AKBN Ardjan Bylyku, Elira Koka, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë, Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë, Korenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër.

Presidenti Ilir Meta kërkoi më shumë informacion nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në momentin kur u kërkua autorizimi për plotfuqinë. Veç emrave të negociatorëve presidenti kërkoi një specifikim në kërkesën për autorizim, që do të saktësonte edhe qëllimin e negociatave. Lapsi.al mësoi se në kërkesën për plotfuqi shkruhet: “Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave detare”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne