EKSKLUZIVE/ Miliarda lekë të taksapaguesve “rrush e kumbulla” për shoqatat (Dokumentet)

Përgjatë tre viteve të ikura, respektivisht 2015, 2016, 2017, nga ana e institucionit shtetërore me emërtesën “Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”(AMSHC) i janë akorduar  miliarda lekë fonde shoqatave përfaqësuese të shoqërisë civile për të implementuar projekte të ndryshme.

Referuar të dhënave të të njëjtit burim zyrtar të AMSHC-së rezulton se totali i fondeve për tre vitet e sipërcituara , pra 2015,2016,2017 është edhe mbi një miliard, edhe 2.912.000.000 lekë (të vjetra). Fonde këto të rrjedhura nga buxheti i taksapaguesve tejet të varfër shqiptar. Destinacioni? Financim projektesh nga më të ndryshmit, efektivitetin e të cilave e kontrollojnë veç strukturat përgjegjëse të Agjencisë.

Dy palë shifrat i ka bërë të ditur ekskluzivisht për cna, Alkent Shehaj, Inspektor i Sektorit të Financës dhe Kontrollit te Brendshëm të Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Sipas tabelave financiare, që disponon cna, rezulton se në vitin 2015 shoqatave u janë dhenë 735.000.000 lekë (të vjetra), një vit më vonë, pra në vitin 2016 u janë akorduar 846. 000.000 lekë dhe në vitin 2017 rreth dyfish më shumë: plot 1.331.000. 000 lekë.

Me to, sipas po të njëjtave burime zyrtare të AMSHC, janë financuar 135 shoqata jo pak prej të cilave vijnë aromë preferencash politiko-mediatike, kurse ka dhe të tilla që sot nuk rezultojnë të jenë prezente as nëpër  faqet e internetit.

Në vitin 2015 kanë aplikuar për financim projektesh 266 shoqata nga të cilat kanë përfituar 735 milion lekë 59 prej tyre. Një vit më pas numri i aplikuesve është ngjitur në 154 nga ku fitues janë shpallur 41, ndërkohë që numri ka renë në 126 në vitin 2017, prej të cilave shumën 1.331.000 000 lekë e kanë përfituar 35.

Lidhur me procedurën e shpalljes së fituesve nga AMSHC të venë para një formularë duke të shpjeguar se ekzistojnë rregulla dhe kritere pa përmbushjen e të cilave nuk mund të shpallesh fitues. Argument  jo fort i besueshëm ky kur sheh se në listat e shoqatave përfituese ndesh të tilla të lidhura me partinë në pushtet, apo shoqata të drejtuara nga individë të preferuar nga që kanë në dorë interesa përfitimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne