Eksperimenti racist në Korçë, që prej 6 vitesh veçon nxënësit romë dhe egjiptianë nga fëmijët e tjerë në shkollë

jë informacion i ardhur në adresën “Pamfleti”, na bëri prezent një skandal të rëndë e të turpshëm shtretëror, që bëhet zyrtarisht në Korçë, që ka lidhje me denigrimin e fëmijëve të komuniteteve pakica kombëtare!

Bëhet fjalë për racizmin shtetëror, aplikuar në shkollimin e fëmijëve të komuniteteve romë dhe egjiptianë në rrethin e Korçës, miratuar me vendim të posaçëm qeverie, duke i veçuar ata nga fëmijë-nxënësit e tjerë!

Denigrimi zyrtar, me veçimin e fëmijëve romë-egjiptianë nga nxënësit e tjerë, ka nisur prej ish-qeverisë “Berisha-2”, me VKM Nr. 700, datë 10. 10. 2012, me objekt: – “Miratimi i projektit për masat për nxitjen e të nxënit, vijueshmërisë dhe përparimit të nxënësve romë dhe egjiptianë, në Shkollën 9 vjeçare “Naim Frashëri” në Korçë, për vitin shkollor 2012-2013”.

Pse bëhet ky veçim, kur sipas regjistrave të Zyrës së Gjendjes Civile të Korçës, rezulton se në Lagjen Nr. 6 janë 5512 banorë romë dhe egjiptianë, në Lagjen Nr. 7 janë 3719 romë dhe egjiptianë, në Lagjen Nr. 8 janë 5137 banorë rom dhe egjiptianë, në Lagjen Nr. 17 janë 7398 banorë romë dhe egjiptianë.

Në këto lagje janë edhe shkollat “Ismail Qemali” e “Asdreni”, por shteti i “tufëzon” fëmijët romë dhe egjiptianë vetëm në shkollat publike 9-vjeçare “Naim Frashëri”, ku 100% e nxënësve janë vetëm fëmijë të këtyre dy komuniteteve. Shoqata e tyre kanë këkruar të ndalet ky diferencim, por është me e fuqishme, ndërhyrja e 3 OJF-ve që përlajnë 3.2 milionë eurot e këtij “ekspeimenti”

Ky “tufëzim” racial e social-shoqëror, po vazhdon prej 6 vitesh. Sipas konfirmimit që “Pamfleti” morri dje në Drejtorinë Arsimore Rajonale (DAR) të Qarkut-Korçë, mësoi se edhe në vitin mësimor 2018-2019, nxënësit fëmijë rom e egjiptianë të arsimit 9-vjeçar në Korçë, do të mësojnë përsëri të veçuar nga nxënësit e tjerë, duke qëndruar të “tufëzuar” vetëm në shkollën “e tyre”. Edhe vitin e ardhshëm mësimor, asnjë femijë romë e egjiptianë, nuk do të lejohet të regjistrohet në asnjë shkollë tjetër të qytetit e të rrethit të Korçës, përveçse në shkolën “Naim Frashëri”.

Ky racizëm ndaj fëmijëve nxënës vetëm ndaj këtyre dy komuniteve vazhdon të përsëritet e zbatohet qysh prej vitit 2012, me të njëjtin tekst VKM-je, që publikohet si telekomandë në çdo prag- nisje të vitit shkollor, gjë të cilën po e konkretizojmë:

– 1. Ja teksti i VKM Nr. 700, datë 10. 10. 2012: “Miratimi i projektit “pilot” për masat për nxitjen e të nxënit, vijueshmërisë dhe përparimit të nxënësve rom dhe egjiptianë të Shkollës 9 vjeçare “Naim Frashëri” në Korçë, për vitin shkollor 2012-2013”.

2. Ja teksti i VKM Nr. 665, datë 7.8.2013: “Miratimin e projektit “pilot” për masat për nxitjen e të nxënit, vijueshmërisë dhe përparimit të nxënësve rom dhe egjiptianë të Shkollës 9 vjeçare “Naim Frashëri”, Korçë, për vitin shkollor 2013-2014”.

3. Ja teksti i VKM-së Nr. 678, datë 15. 10. 2014: “Miratimi i projektit “pilot” për masat për nxitjen e të nxënit, vijueshmërisë dhe përparimit të nxënësve rom dhe egjiptian të shkollës 9 vjeçare “Naim Frashëri” në Korçë për vitin shkollor 2014-2015″.

4. Ja teksti i VKM-së Nr. 680, datë 29. 07. 2015: “Miratimi i projektit “pilot” për masat për nxitjen e të nxënit, vijueshmërisë dhe përparimit të nxënësve rom dhe egjiptian të shkollës 9 vjeçare “Naim Frashëri” në Korçë për vitin shkollor 2015-2016″.

Denigrimi e përçmimi vazhdon me vendim qeverie edhe në aspektin e trajtimit ushqimor të këtyre nxnësve, duke i trajtuar me një “racion” ushqimor, për çdo ditë mësimi të kryer, tamam si tek filmi “Lulëkuqet mbi mure”, që kur nxënësi mungonte në shkollë nuk i jepnin bukë!

Kuota ushqimore, që shteti u jep nxënësve fëmijë rom dhe egjiptianë në Shkollën “Naim Frashëri” është 76 lekë të reja në ditë, ose afërsisht… 1 bukë, por vetëm për ditët që shkojnë në të gjitha orët e nmësimit!

KRAHASIMI/Tallje me kuotën ushqimore ditore, të nxënësve rom-egjiptianë

1.Bukë: 120 gram

2. Makarona: 1.5 gram (1 fije)

3.Oriz: 10.5 gram (16 kokkra)

4. Sheqer: 14 gram (një lugë kafeje)

5. Fasule: 10.5 gram (7 kokrra)

6. Perime: 45.5 gram (1 spec bosh)

7. Fruta: 35 gram (lëkura)

8. Vaj: 10.5 gram (10 pika)

9. Gjalp: 7 gram (lëpirje luge)

10. Mish: 31.5 gram (1 kokël)

11. Djathë: 8.75 gram (4 thërrime)

12. Reçel: 7 gram (1 lëpirje luge)

13. Vezë: 0.35 gram (gjysma e lëvozhgës)

14. Qumësht: 70 gram (1 shiringë)

15. Patate: 70 gram (çerek kokrre)

16. Pulë: 10.5 gram (1 fije pendë)/ pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne